Mër. Jan 23rd, 2019

Brezi i ri, interes në rritje për isopolifoninë

TIRANË, 13 dhjetor . – “Isopolifonia dhe brezi i ri” shërbeu si nisje për afrimin e nxënësve të gjimnazit “11 Shkurti” dhe shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë me trashëgiminë tonë kulturore jo materiale e cila është pasaporta jonë për të huajt.

Ky aktivitet u zhvillua për evidentimin e elementëve të talentuar dhe është një hap i sigurt që na tregoi se kultura dhe isopolifonia do rritet me brezat që vijnë. Interesi shumë i madh nga këta të rinj për këngën isopolifonike rriti përgjegjësinë për të punuar më shumë me ta.

Bashkë me të rinjtë ishte edhe mjeshtri i isopolifonisë Roland Cenko dhe zëri i parë i grupit “ARGJIRO” i cili në punën e tij me të rinjtë ka pasur sukses me ngritjen e grupit “OBELISKU” .

Në këtë orë të hapur ai shprehet se mund të kemi një grup të ri isopolifonik me të rinj të talentuar të cilët premtojnë shumë. /a.a/j.p/

Kategori