Britania e Madhe Digjitalizon Vizën: Fundi i Vizave Fizike

Britania e Madhe adoptnon sistemin elektronik të vizave, vizat fizike hiqen nga pasaportat

Nga data 25 shkurt 2026, Britania e Madhe do të kalojë zyrtarisht në një sistem elektronik për vizat, duke hequr kështu vizat fizike të cilat vendoseshin më parë në pasaportë.

Ky njoftim u bë publik nga Ambasada Britanike në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas informacionit të dhënë, sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi.

Të gjithë udhëtarët që kërkojnë vizë për të hyrë në Britaninë e Madhe do të pajisen vetëm me viza elektronike, të cilat zëvendësojnë plotësisht ato fizike.

Ambasada këshillon qytetarët që dëshirojnë të marrin informacione më të detajuara të konsultojnë faqen zyrtare: gov.uk/eVisa.

Scroll to Top