Britania e Madhe përgatit sanksione kundër Sudanit
Britania e Madhe ka nisur përgatitjen e sanksioneve ndaj Sudanit, si pasojë e përkeqësimit të situatës në vend, e nxitur nga operacionet ushtarake.
Ministrja e Jashtme, Yvette Cooper, ka bërë një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështjeje. “Kam udhëzuar stafin tim të përgatisë sanksione të mundshme, në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin në Sudan,” tha ministrja gjatë një fjalimi në Dhomën e Komunave (dhomën e ulët të parlamentit britanik).
Ajo gjithashtu i bëri thirrje palëve të përfshira në konflikt që të bien dakord për një armëpushim tremujor, me qëllim sigurimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Sudan. “Ne kërkojmë urgjentisht një armëpushim humanitar tremujor, i cili do të garantojë dërgimin e mallrave thelbësore,” theksoi Cooper.
