Pre. Nën 16th, 2018

BRUKSEL – Avramopulos: Koalicioni Orban-Salvini? Një kontradiktë!

BRUKSEL, 7 shtator . – Një koalicion Orban-Salvini për zgjedhjet europiane është një kontradiktë, theksoi komisioneri i BE-së për Imigracionin, Dimitris Avramopulos në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

“Nuk shoh një konvergjencë të madhe të interesave në mes të këtyre dy politikanëve, të cilët janë portretizuar si kritikë të BE-së, në krahasim me shtetet e tjera anëtare, të cilat treguan mbështetje të vërtetë për Italinë. Hungaria tani për tani nuk ka treguar aspak solidaritet”, theksoi Avramopulos.

“Në qoftë se në samitin e liderëve të BE-së në Salcburg, përfaqësuesit e të gjitha shtetet anëtare do të ndjekin një qëndrim konstruktiv të treguar në takimin e Vjenës, atëhere gjërat do të përmirësohen’’, shtoi ai.

“Unë pajtohem me Salvinin mbi nevojën për të rritur riatdhesimin e emigrantëve nga Italia. Unë e kuptoj se vendi ka qenë nën presion të madh dhe se kthimet mbrapsht nuk janë të lehta, por vendi duhet të bëjë më mirë. Në vitin 2018 ishin vetëm 4 000 persona”, theksoi komisioneri.

‘’Jemi të gatshëm për të ndihmuar me masat që do të paraqiten javën e ardhshme në këtë drejtim. Javën e ardhshme ne do të paraqesim një paketë për të forcuar kthimet, në mënyrë që Italia mund të zbatojmë procedura më të shpejta. E njohim situatën e vendit, dobësitë e tij dhe çfarë nuk ka bërë, por jemi të gatshëm të japim mbështetje’’, shtoi ai./  /os/ a.jor.

Kategori