Hën. Sht 24th, 2018

BRUKSEL – Moscovici: Duhet të përshpejtohet reformimi i eurozonës

BRUKSEL, 6 shtator . – Komisioneri europian, Pierre Moscovici bëri sot thirrje që të mbyllet këtë vit reforma e eurozonës, para se të zhvillohen zgjedhjet europiane të majit që mund të krijojnë një panoramë politike shumë të fragmentuar për shkak të rritjes së forcave nacionaliste dhe euroskeptike.

“Ne duhet absolutisht të përqëndrojmë përpjekjet tona për të reformuar zonën euro dhe ta përfundojmë në dhjetor”, thotë komisioneri europian i Punëve Ekonomike dhe Financiare, për vizitë në Madrid.

Të premten, ministrat e eurozonës do të mblidhen në Vjenë, për të biseduar për këtë reformë.

Aktualisht është duke u debatuar përforcimi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, një fond shpëtimi i përdorur në rast krize financiare, që shërben jo vetëm për të ndihmuar vendet në vështirës por edhe në rast falimentimi të bankave të mëdha që mund të shkaktojnë turbullira të konsiderueshme botërore.

Kjo reformë ka për qëllim gjithashtu arritjen e asaj që quhet Unioni Bankar, duke krijuar një sistem europian të garantimit të depozitave të kursimit, por në këtë çështje Gjermania tregohet gurruese. /G.S/

Kategori