Sht. Tet 20th, 2018

Bullgari-Komandot shqiptare, përfaqësim dinjitoz në stërvitjen shumëkombëshe

TIRANË,7 gusht/ATSH/ – Në periudhën 30 korrik-8 gusht, efektivet e Togës III, Kompania I e Batalionit Komando, morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Platinium Lion 2018”. Stërvitja u zhvillua në Novo Selo, Bullgari me pjesëmarrjen e 8 shteteve anëtarë të NATO dhe të PfP. “Platinium Lion 2018”, synon rritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit të aleatëve, në një mjedis operacional. Toga Komando, e drejtuar nga toger Ernest Selmani gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të stërvitjes, tregoi aftësi të larta profesionale duke u vlerësuar me nota maksimale për veprime me kompetencë dhe disiplinë gjatë ekzekutimit të gjithë ushtrimeve taktike që përfshinin: toga në sulm me fishek luftarak, qitje objektiv statik me armët e US Marinës, MG240, 50cal, dhënia e ndihmës së parë ndaj të plagosurve, procedurat e drejtimit të trupave, evakuim të plagosurish (MedEvac 9 Line Request). Trupat Komando, me përfundimin me sukses të kësaj stërvitje ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe herët e tjera arritën të mbajnë lart emrin e tyre të lavdishëm./e.caushi

Kategori