Mër. Dhj 19th, 2018

Bullgaria mbështet integrimin e  Shqipërisë në BE

TIRANË, 7 dhjetor. Bullgaria mbështet integrimin e  Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo u konfirmua gjatë një vizite zyrtare në Sofje, Bullgari, të zv.kryeministrjes Senida Mesi.

Mesi zhvilloi një takim me homologun bullgar, Tomislav Donchev, i cili konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu mbi mundësitë e reja në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe️ në fushën e turizmit, si dhe mbi rritjen e kontakteve mes njerëzve në kuadër të diplomacisë ekonomike./m.m/  /a.g/

Kategori