Mër. Tet 17th, 2018

Bushati përshëndet miratimin e rezolutës për Shqipërinë nga PE

TIRANË, 9 tetor. – Pas lajmit pozitiv të ardhur nga Parlamenti Europian ku konfirmohet ecuria pozitive e Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ministri ka përshëndetur vendimin e marrë sot nga PE, duke shkruar: “Lajme të mira: Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, konfirmon progresin e qëndrueshëm në lidhje me reformat e BE-së dhe miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat për aderim në BE, në qershor 2019!”.

/e.caushi/

Kategori