Sht. Nën 17th, 2018

Butrint-Korfuz, gara ndërkombëtare e notit promovon turizmin në dy brigjet

TIRANË,8 shtator /ATSH- I. Vata/ – Butrinti sot ka pritur notarë nga vende të ndryshme të botës që kanë zhvilluar një garë ndërkombëtare për herë të parë në brigjet e Butrintit për të mbërritur në brigjet e Korfuzit.

Duke folur për ATSH-në, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare tregon se në këtë garë marrin pjesë 58 notarë anglezë, francezë, dy grekë dhe një shqiptar dhe gara startoi në bregun e Butrintit për të mbërritur në brigjet e Korfuzit.

Tare thekson se risia e kësaj gare është promovimi i dy brigjeve turistike, Butrint-Korfuz, si dhe parë në një dimension tjetër atë, të koherencës historike është një kujtesë për të gjithë ata që tentuan të kalonin bregun në një kohë tjetër, atë të komunizmit.

“Gara asistohet nga ndihma mjeksosre me një staf prej 25 personash dhe janë pjesë e mbështetjes së garës 150 persona. Gara u bë e mundur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe kompania zviceriane me filial në Shqipëri “BWA”, tha ai.

Po ashtu, Tare shton se gara do përsëritet vitin tjetër, por starti i notarëve do të jetë nga Korfuzi për në Butrint.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdeti, Auron Tare shprehet se një ndihmë të madhe ka dhënë për mirëfunksionimin e garës dhe Policia Kufitare e Sarandës. /j.p/

Kategori