Mër. Dhj 19th, 2018

Buxheti 2019/ Transformim rrënjësor i aksit rrugor Uji i Ftohtë-Radhimë-Orikum

TIRANË, 10 nëntor. – Ashtu si edhe këtë vit, qeveria shqiptare me miratimin e buxhetit të vitit 2019 do të ndërmarrë një sërë investimesh të mëdha në infrastrukturën rrugore, duke transformuar një sërë aksesh të cilat kanë qenë problematike.

Njëri prej akseve rrugore i cili do të pësojë transformim rrënjësor do të jetë ai në qarkun e Vlorës, Uji i Ftohtë-Radhimë-Orikum, lajm i cili u bë publik nga Kryeministri Rama në prezantimin e buxhetit të infrastrukturës në Vlorë.

“Do të nisim shumë shpejt vazhdimin e Lungomares deri te tuneli i Ujit të Ftohtë dhe njëkohësisht edhe rindërtimin e gjithë aksit nga Uji i Ftohtë në Radhimë dhe në Orikum, ku do të bëhet bashkimi me rrugën e re Orikum–Llogora dhe pastaj tuneli për të shkuar në anën tjetër. Është themelore që të transformohet ajo zonë nga pikëpamja e infrastrukturës dhe projekti parashikon një spostimin me disa kilometra të rrugës ekzistuese, e cila si rrugë ekzistuese sot pranë detit do të kthehet në një rrugë këmbësore, ndërkohë që trafiku do të spostohet në një linjë paralele pak më tutje për ta transformuar gjithë atë zonë, nga një zonë e cila është edhe turistike, edhe zonë kalimi, në një zonë të mirëfilltë turistike”, – përfundoi Rama. /e.caushi/

Kategori