Kryeministri Rama sot miraton buxhetin në mbledhjen e qeverisë, ndërsa debati në Parlament nis më 19 nëntor.
Buxheti për vitin 2026 pritet të miratohet sot në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet rreth orës 17:00.
Pas miratimit në qeveri, buxheti do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.
Partia Socialiste ka rënë dakord që diskutimi në parim të bëhet në parlament më 19 nëntor. Ndërkohë, diskutimi dhe miratimi nen për nen pritet të zhvillohet më 11 dhjetor.
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 9 miliardë euro.
