Buxheti 2026: Veriu merr vetëm 6% të fondeve, Spahia kritikon

Buxheti 2026, Spahia: Veriu merr vetëm 6% të fondeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka prezantuar një tabelë që, sipas tij, tregon një disproporcion të madh në ndarjen e parashikuar të shpenzimeve publike për vitin 2026.

Të dhënat e paraqitura nga Spahia theksojnë se katër qarqet e veriut të Shqipërisë pritet të përfitojnë vetëm 6% të totalit të shpenzimeve publike. Ndërsa tetë qarqet e tjera të vendit do të marrin pjesën dërrmuese, prej 94%, të buxhetit.

Spahia e cilësoi këtë ndarje si të paekuilibruar dhe diskriminuese ndaj banorëve të veriut.

“Unë kam një tabelë këtu ku paraqitet ndarja e shpenzimeve publike për buxhetin e vitit 2026. Dhe qartësisht shikohet një pabarazi e theksuar midis përqindjes që i takon katër qarqeve të veriut për shpenzimet publike, e cila është vetëm 6%, ndërkohë që për tetë qarqe shpenzimet publike janë 94%. Pyetja ime është, mbi ç’bazë ka menduar Ministria e Financave një ndarje të tillë të paekuilibruar? Madje do ta quaja diskriminuese për katër qarqet e veriut,” tha Spahia.

Scroll to Top