Pre. Dhj 14th, 2018

Cërrik/ Qytetarët i bashkohen aksionit të pastrimit

TIRANË, 12 tetor. – Ka nisur sot pastrimi në fshatin Mollas, ku aksionit të bashkisë së Cërrikut i janë bashkuar edhe banorët e kësaj zone. “Mollasi është objektivi ynë i katërt për pastrimin e inerteve” u shpreh bashkia Cërrik. Pjesëmarrja e komunitetit ishte jo vetëm për të pastruar, por edhe për të treguar vullnetin e tyre si qytetarë.

Bashkia e Cërrikut u ka bërë thirrje banorëve që të hedhin mbeturinat në vendet përkatëse në mënyrë që të reduktohet ndotja e ambientit. /m.z/e.caushi/

Kategori