Champions League: Spektakël, gola e rezultate zyrtare (VIDEO)

CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Gola të shumtë në pjesët e para, ekipet e mëdha dhurojnë spektakël! Zbuloni të gjitha rezultatet (VIDEO)

Mbrëmja e sotme në Champions League ka qenë e mbushur me aksion, duke sjellë plot 36 gola të shënuar.

Vëmendja kryesore ishte drejtuar drejt supersfidës mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, ku skuadra e “topçinjve” triumfoi me rezultatin bindës prej 4-0.

Fitore të rëndësishme në transfertë arritën gjithashtu kampioni francez PSG, Interi i drejtuar nga Cristian Chivu dhe Manchester City, të cilat nuk nguruan të dhuronin spektakël në fushën e lojës.

Në anën tjetër, Napoli pësoi një humbje zhgënjyese në transfertë kundër PSV Eindhoven në Holandë. Në ndeshjet e tjera, Borussia Dortmund fitoi kundër Copenhagen me rezultatin 4-2, ndërsa Newcastle mposhti Benfiken me shifrat 3-0.

Kjo ishte një mbrëmje plot magji dhe argëtim për tifozët e futbollit.

REZULTATET E PLOTA:

  • Bayer Leverkusen – PSG: 2-7
  • Kopenhagen – Borussia Dortmund: 2-4
  • Newcastle – Benfica: 3-0
  • PSV Eindhoven – Napoli: 6-2
  • Villarreal – Manchester City: 0-2

GOLAT E SHËNUAR NË NDESHJET SPECIFIKE:

  • Kopenhagen – B. Dortmund: 2-4 (Anton 34′ autogol, Dadason 90+1′ / Nmeça 20′, 76′, Bensebaini 61′ (penallti), Silva 87′)
  • Newcastle – Benfica: 3-0 (Gordon 32′, Barnes 71′, 83′)
  • PSV Eindhoven – Napoli: 6-2 (Bonxhorno 35′ autogol, Saibari 39′, Man 54′, 80′, Pepi 87′, Driouech 89′ / McTominay 31′, 86′)
  • Villarreal – M. Siti: 0-2 (Haaland 17′, B. Silva 40′)

FORMACIONET ZYRTARE:

  • Bayer Leverkusen – PSG (21:00)
  • Kopenhagen – B. Dortmund (21:00)
  • Newcastle – Benfica (21:00)
  • PSV Eindhoven – Napoli (21:00)
  • Villarreal – M. Siti (21:00)
  • R. Union Saint-Gilloise – Inter (21:00)
  • Arsenal – Atletico Madrid (21:00)

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top