Cikloni Harry godet Italinë: Dëme të mëdha në Siçili, Kalabri, Sardenjë

Cikloni “Harry” godet Italinë: Dëmet më të mëdha në Siçili, Kalabri dhe Sardenjë; humbjet ekonomike në Siçili kalojnë 1 miliard euro

Cikloni “Harry” ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në rajonin e Siçilisë, si dhe ka prekur Kalabrinë dhe Sardenjën me valën e motit të keq. Italia është përballur me kushte atmosferike të vështira që nga 19 janari.

Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë krijuar situata problematike, duke bërë që më shumë se 1,650 zjarrfikës të ndërhyjnë për t’u ofruar ndihmë banorëve.

Në Palermo, tetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë evakuuar nga banesat e tyre. Në Sardenjë, operacionet e ndihmës janë përqendruar kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të ishullit. Në Sinnai, pranë Kaljarit, një nënë me vajzën e saj janë shpëtuar pasi rrezikonin jetën për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve dhe përmbytjes së rrugëve.

Vlerësimi i përgjithshëm i dëmeve në Siçili tejkalon një miliard euro. Moti i keq ka shkatërruar infrastrukturën, rrugët, marinat, vendpushimet në plazh, bizneset prodhuese dhe ato të mikpritjes, veçanërisht përgjatë bregdetit Jon dhe zonave me pamje nga Ngushtica e Siçilisë, sipas raporteve të mediave italiane.

Scroll to Top