Çmime Ushqimesh & Naftë: Asnjë Masë Konkrete nga Qeveria

Mbledhja e qeverisë, asnjë masë për rritjen e çmimeve të ushqimeve

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka folur lidhur me rritjen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Deklaratat e saj nuk kanë sjellë asnjë masë konkrete, duke u shprehur në terma të përgjithshëm.

Ibrahimaj ka theksuar se janë vënë re rritje të çmimeve te frutat dhe sidomos te perimet. Ajo shtoi se aktualisht po kryhet monitorim ditor i tregut.

“Dje kemi bërë një ulje domethënëse të çmimit të naftës. Ne monitorojmë çmimet në baza ditore, me qëllim që të garantojmë që çmimet e shfaqura në tabela të reflektojnë ndryshimet e fundit,” tha ajo.

Ministrja shtoi se:

  • “Ditët e fundit, që nga muaji mars, kemi parë një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve, të cilat kanë ndikuar në shportën e konsumatorit.”
  • “Inflacioni shënoi 2.6%, me një rritje të lehtë.”
  • “Kemi monitoruar çmimet në njësi tregtare, duke përfshirë fruta-perimet dhe të gjitha produktet e tjera të shportës.”
  • “Reflektimi kryesor ka ndodhur në kategorinë e perimeve, ndërsa kategoritë e tjera të çmimeve nuk kanë pësuar rritje.”
  • “Nga përvoja e luftës në Ukrainë, vërejtëm një rritje të inflacionit të ushqimeve në mbarë botën.”
  • “Do të kujdesemi të subvencionojmë shtresat në nevojë,” u shpreh ministrja.
Scroll to Top