Çmimet e importit u ulën me 0.5% në tremujorin e tretë
Çmimet e mallrave të importuar, të cilat arritën kulmin pas pandemisë, po tregojnë një tendencë rënëse, duke sinjalizuar një ndikim pozitiv në inflacionin e brendshëm.
Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) në tremujorin e tretë të vitit 2025, me vitin 2021 si periudhë bazë, arriti në 107.4.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0.5%. Kjo rënie është më e vogël se ajo e vitit të kaluar, ku ndryshimi ishte -1.3%. Gjithashtu, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0.2%.
Ndryshimet sipas sektorëve (krahasuar me tremujorin e tretë 2024):
- Ulje:
- Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar: 4.6%
- Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve: 0.7%
- Industria përpunuese (me peshën më të madhe prej 94.0%): 0.3%
- Rritje:
- Industria nxjerrëse: 0.4%
Brenda sektorit të “Industrisë përpunuese”, uljet më të ndjeshme të çmimeve janë vënë re në:
- Përpunimi i produkteve ushqimore: 1.7%
- Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi: 1.2%
- Konfeksionimi i veshjeve: 0.8%
- Prodhimi i pijeve: 0.6%
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike: 0.5%
Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetet e tjera të “Industrisë përpunuese” kanë shënuar rritje:
- Industri të tjera p.k.t: 1.3%
- Prodhimi i produkteve të duhanit: 1.1%
- Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara: 0.8%
Ndryshimet sipas sektorëve (krahasuar me tremujorin e dytë 2025):
- Ulje:
- Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar: 1.1%
- Industria përpunuese: 0.1%
- Rritje:
- Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve: 0.9%
Brenda sektorit të “Industrisë përpunuese”, ulja më e madhe e çmimeve është vënë re në:
- Përpunimi i produkteve ushqimore: 1.3%
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike: 0.9%
- Përpunimi i tekstileve: 0.6%
Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” shënuan rritje me 0.8%, e ndjekur nga “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 0.7%.
