Çmimet e Prodhimit 2025: Rritje e lehtë, ulje kostosh

Zbuten Kostot e Prodhimit, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) shënon rritje vjetore prej 0.2% në tremujorin e tretë të 2025

Çmimet e lëndëve të para po rriten shumë ngadalë, duke krijuar lehtësi për aktivitetin në sektorin e prodhimit, si për tregun vendas ashtu edhe për eksport.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) shënoi një rritje vjetore prej 0.2%.

  • Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin “Industri përpunuese” me 0.4%.
  • Ndjekur nga seksioni “Industri nxjerrëse” dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.2%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese”:

  • Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobileve” dhe aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 1.3%.
  • Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Konfeksionimi i veshjeve” dhe aktivitetin “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0.5%.

IÇP për tregun vendas:

Shënoi një rritje vjetore prej 0.3%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 0.7% dhe në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.2%. Seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 1.6%.

IÇP për eksport:

Shënoi rritje vjetore prej 0.1%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 1.6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.7%. Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënoi një rënie prej 1.3%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0.1%.

Krahasimi me tremujorin e dytë 2025:

  • Në krahasim me tremujorin e dytë 2025, IÇP shënoi një ulje me 0.1%. Ulja më e madhe vërehet në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0.3%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” dhe seksioni “Industri nxjerrëse” me 0.1%.
  • IÇP për eksport krahasuar me tremujorin e dytë 2025, shënoi ulje me 0.2%. Ulja më e madhe vërehet në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 1.3%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0.2% dhe seksioni “Industri përpunuese” me 0.1%.
Scroll to Top