Çmimi i Naftës Rritet, Braçe Akuzon Distributorët për Abuzim

Çmimi i naftës u rrit me 25 lekë për një javë, Erion Braçe u bën apel distributorëve: Ndaleni këtë poshtërsi, i keni depot plot!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër lidhur me rritjen e çmimit të naftës, e cila ka arritur në 198 lekë për litër në Shqipëri, pas tensioneve ushtarake në Lindjen e Mesme.

Braçe akuzoi distributorët e naftës në vendin tonë, duke argumentuar se ata kanë mbushur depot e tyre përpara se të fillonin konfliktet në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai bëri thirrje që të ndalohet rritja e çmimit të naftës, duke e cilësuar si një akt mashtrimi.

“Ndaleni këtë poshtërsi, pasi po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës,” theksoi Braçe në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu u bëri thirrje organeve shtetërore përgjegjëse për kontrollin e distributorëve të naftës.

Braçe sqaroi:

  • “Këto janë çmimet e naftës pasdite: 198 lekë për litër, një rritje prej 25 lekë vetëm brenda një jave. Ndaleni këtë poshtërsi, sepse kjo është poshtërsi.”
  • “Ju i keni depot plot në këto ditë lufte. Keni mbushur depot tuaja gjatë një periudhe të mëparshme kohore. Ju keni krijuar një sistem ku i keni depot plot.”
  • “Kur ju mbushët depot, rreth 10-11 ditë më parë, nuk e bëtë me çmimin aktual të bursës. Ju jeni ata që kurrë nuk ulni çmimet kur bie çmimi në bursë, kur dollari thyen kokën apo kur euro zhvlerësohet.”
  • “Ndaleni këtë poshtërsi, sepse po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës. Bëni një inventar dhe kontrolloni se kur i keni mbushur depot tuaja për të kuptuar se me këtë skemë keni manipuluar tregun dhe e keni kapur atë në favorin tuaj.”
Scroll to Top