Como fiton ndaj Juventusit, Vojvoda protagonist

Mërgim Vojvoda ka qenë protagonist në fitoren mbresëlënëse 2-0 të Komos kundër Juventusit në transfertë, duke shtuar shpresat e skuadrës së tij për një vend në zonën Champions League.

Como aktualisht ndodhet vetëm 1 pikë larg Juventusit, që zë vendin e pestë, dhe vetëm 2 pikë larg Romës, që mban vendin e katërt.

“Të gjithë lojtarët ishin shumë të aftë, si ata që e nisën ndeshjen ashtu edhe ata që u inkuadruan më vonë. Jemi një grup i bashkuar, punojmë mirë dhe sot u shpërblyem për këtë punë”, u shpreh Vojvoda për “DAZN” pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Nuk di të them nëse objektivi ynë është një vend në Ligën e Kampioneve, por është bukur të jesh aty dhe të konkurrosh me skuadra kaq të mëdha. Për ne është një krenari e madhe, mundohemi të sjellim gëzim për këtë qytet që e meriton, dhe pastaj do të shohim në fund ku do të jemi.”

Scroll to Top