Costa: Ndaloni sulmet ndaj Izraelit, deeskaloni dhunën

Costa: Sulmet kundër popullit të Izraelit nga Irani dhe Hezbollahu duhet të ndalen menjëherë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i shprehu solidaritetin e Bashkimit Evropian me popullin izraelit Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një bisede telefonike që natyrshëm u përqendrua në luftën në Lindjen e Mesme.

“Shpreha solidaritetin e BE-së me popullin e Izraelit duke pasur parasysh sulmet e përditshme nga Irani dhe Hezbollahu. Sulme të tilla duhet të ndalen menjëherë”, tha Costa në një postim në platformën X.

“Mes dhunës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, bëra thirrje për deeskalim dhe përmbajtje maksimale, për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian i bëri thirrje gjithashtu Izraelit “të shfrytëzojë mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta” me udhëheqjen libaneze. “Stabiliteti dhe integriteti territorial i Libanit duhet të ruhen dhe Izraeli duhet të sigurojë mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha ai.

Duke iu referuar situatës humanitare në Rripin e Gazës, Antonio Costa theksoi se duhet të merren masa për ta “përmirësuar atë urgjentisht”, ndërsa nuk mungoi të nënvizonte “nevojën që Hamasi të çarmatoset”.

Scroll to Top