Die. Sht 23rd, 2018

CR7 tek “Juventusi”: Dua të filloj një cikël të ri

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ – Cristiano Ronaldo është një lojtar i “Juventusit”. “Real Madrid” ka shpërndarë një njoftim zyrtar në të cilin flet pikërisht për transferimin tek bardhezinjtë të portugezit.

Ditën e sotme Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u nis nga Pisa me një avion privat në Greqi, ku takoi CR7 në ishullin e Costa Navarino.

“Real Madridi” e la të largohet futbollistin për 105 milionë euro, ndërsa Ronaldo do të ketë një kontratë katërvjeçare me 30 milionë euro në vit.

“Për ‘Realin’, Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme: ‘Reali’ do të jetë gjithnjë shtëpia e tij”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.

Ndërsa fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, Ronaldo në një njoftim të shpërndarë nga “Real Madridi” shprehet se “këto vite te ‘Real’ ishin ndoshta më të lumturit e jetës sime, – thotë ai, – kam vetëm ndjenja të mirënjohjes së madhe, por mendoj se është koha për të hapur një fazë të re në jetën time dhe për këtë kam kërkuar që klubi të pranojë transferimin. I kërkoj të gjithëve dhe sidomos tifozëve, të më kuptojnë”. /k.s//r.e/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori