Mër. Nën 21st, 2018

Daçiç: Le të eleminojmë problemet dhe të punojmë bashkë

BEOGRAD, 10 korrik /-TANJUG/ – Marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve janë të ngarkuara nga çështja e Kosovës dhe për këtë arsye është një temë e vështirë që kërkon veprimet më racionale të mundshme dhe si rrjedhojë duhet të gjenden zgjidhje të përhershme për t’i dhënë fund konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve, u shpreh ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

“Është e rëndësishme të eleminohet shkaku i problemeve në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë të rëndësishme për rajonin dhe për BE-në”, – u shpreh Daçiç në konferencën e organizuar nga Tanjug dhe Agjencia Shqiptare e Lajmeve, ATSH.

Askush nuk mund të përcaktojë shkakun që sjell probleme më mirë se sa ne – mbi të gjitha, problemi qëndron tek përzierja e kombeve, tha ai.

“Dikush na ka trazuar dhe ka probleme në lidhje me këtë, por ka edhe avantazhe. Le të eleminojmë problemet dhe të jemi së bashku. Të gjithë ne në rajon jemi vëllezër e motra dhe nuk duhet të lejojmë që të huajt të nxisin mosmarrëveshjet mes nesh”, – tha ai.

/sm/
Aktualitet – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori