Danimarka i bashkohet strategjisë së re të Francës për parandalimin bërthamor
Danimarka ka rënë dakord t’i bashkohet strategjisë së re të Francës për parandalimin bërthamor, njoftoi kryeministrja Mette Frederiksen.
Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca synon të rrisë arsenalin bërthamor dhe të forcojë fuqinë e saj parandaluese, duke bashkëpunuar me partnerët evropianë. Ky hap paraqet një ndryshim të rëndësishëm në doktrinën bërthamore të Parisit.
“Një bashkëpunim më i fortë do të ndihmojë në forcimin e parandalimit të Evropës. Fatkeqësisht, kjo është e nevojshme sepse kërcënimi ushtarak nga Rusia pritet të rritet në vitet e ardhshme,” tha Frederiksen për gazetarët.
Ajo shtoi: “Dëshirojmë të theksojmë sot se bashkëpunimi strategjik do të plotësojë dhe në asnjë mënyrë nuk do ta zëvendësojë bashkëpunimin që kemi me NATO-n në fushën e parandalimit.”
Ministri i Mbrojtjes, Trolls Lund Poulsen, sqaroi se ky bashkëpunim strategjik nuk do të sjellë vendosjen e armëve bërthamore në territorin danez.
