Kryeministrja e Danimarkës: Trump e dëshiron seriozisht Groenlandën
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se beson që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është serioz në lidhje me dëshirën për të blerë Groenlandën. Ajo theksoi se si Danimarka, ashtu edhe Groenlanda, e kanë refuzuar qartë këtë ambicie të tij.
“Për fat të keq, mendoj se presidenti amerikan duhet marrë seriozisht kur thotë se dëshiron Groenlandën”, tha Frederiksen për transmetuesin publik DR.
“E kam bërë shumë të qartë ku qëndron Mbretëria e Danimarkës, dhe Groenlanda ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.
Frederiksen vijoi duke thënë: “Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, gjithçka ndalet.”
