Dashnor Sula, Kryeinspektor i Përgjithshëm: Zotim 24/7

Dashi prezantohet si drejtor i Ramës: Do punoj 24 orë, do respektoj dhe orarin

Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj. Deri para pak kohësh opozitar dhe akuzator i qeverisë, sot e tutje një vartës i Edi Ramës, i cili, sic e ka thënë edhe vetë Sula, drejton një qeveri të cilën ai e ka cilësuar si shumë të korruptuar.

“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për çdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai.

Scroll to Top