Dasma e Arbër Hoxhës: Detaje nga ceremonia luksoze

FOTOLAJM/ Nga udhëtimi me varkë në Komo të Italisë te festa luksoze në Kosovë, detaje nga dasma e Arbër Hoxhës

Nga Kombëtarja e futbollit shqiptar, një nga emrat më të njohur, Arbër Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia e martesës është zhvilluar në Kosovë, ku Arbri dhe Djellza kanë festuar dashurinë e tyre disavjeçare.

Martesa u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara sportive të ditëve të fundit, duke mbledhur së bashku futbollistë, drejtues dhe figura të njohura të futbollit shqiptar. Mes të ftuarve spikatën emra të rëndësishëm të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku. Gjithashtu, ishte i pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga festa, ku shihen yjet e Kombëtares duke kërcyer së bashku me Dukën.

Para ceremonisë së dasmës, çifti ka realizuar edhe një klip. Ata kanë zgjedhur destinacionin luksoz të Liqenit të Komos në Itali. Udhëtimi me varkë, pamjet nga vilat tradicionale dhe diamanti në gishtin e Djellzës janë disa nga detajet luksoze që bien në sy në klipin e çiftit.

Deri para dasmës, Arbri preferonte të mbante jetën private larg publikut, madje edhe historia e dashurisë me Djellzën ka qenë një mister për publikun. Nga ana tjetër, Djellza ka një profil më të hapur në Instagram, ku bien në sy udhëtimet e saj të shumta dhe dhuratat që merr.

Pas martesës, pritet që çifti të shihet më shpesh së bashku, duke na zbuluar më shumë nga përditshmëria e tyre.

Dasma është karakterizuar nga një ambient i ngrohtë dhe festiv, ku lojtarët dhe të ftuarit kanë festuar së bashku këtë moment të rëndësishëm për sulmuesin e Kombëtares. Ngjarja vjen menjëherë pas ndeshjeve të qershorit, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Arbër Hoxhës.

Ndërkohë që jeta private po shkon për mrekulli, publiku po ndjek me shumë interes edhe zhvillimet nga karriera e futbollistit./Panorama Plus

Scroll to Top