FlashPafospozitiveSport

David Luiz shënon golin e parë me Pafos

VIDEO/ David Luiz shënon golin e parë me Pafos

Mbrojtësi brazilian i njohur, David Luiz, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Pafos, duke ndihmuar skuadrën qipriote të marrë avantazhin në përballjen kundër Achnas, e cila përfundoi me rezultatin 4-0.

Goli u shënua në minutën e 17-të, pas një harkimi nga goditja e këndit. Luiz u ngrit më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Ky është goli i parë për 38-vjeçarin që prej transferimit të tij te Pafos, teksa erdhi në ndeshjen e katërt në kampionat. Me përvojën dhe personalitetin e tij, ish-mbrojtësi i Çelsit, PSG dhe Arsenal pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për skuadrën qipriote në synimin për pozitat e larta të renditjes.

David Luiz tregon se, edhe në moshën 38-vjeçare, klasi dhe instinkti i golit nuk harrohen.

GOLI I DAVID LUIZ: PANORAMASPORT.AL