Hën. Dhj 10th, 2018

Debati në “Open”/ Peza: Vëllanë e ke trafikant droge. Alibeaj: Si i bëre 1 milionë euro?

Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open” në InfoPasqyra/tch, ku veçohet debati mes Enkelejd Alibeajt dhe Alferd Pezës.

Teksa deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për çështjen e cila e përfshin vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës, gazetari Alferd Peza ka akuzuar se vëllai i deputeti demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërsa Alibeaj i përmendi faktin se askush nuk mund të bëjë 1 milionë euro me djersën e ballit.

Alfred Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.

Enkelejd Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…

Alfred Peza: I kam bërë me punën si gazetar.

Enkelejd Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.

Alfred Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.

Enkelejd Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.

InfoPasqyra/tch

Kategori