Moti i keq/ Reshje intensive dëbore në Shkodër, arrin 40 centimetra në Qafë Thore
Reshjet intensive të dëborës gjatë natës kanë mbuluar zonat malore të Shkodrës, duke vështirësuar qarkullimin në akset kryesore si Dedaj-Bogë dhe Bogë-Theth.
Trashësia e dëborës në Qafë Thore ka kaluar 40 centimetra, duke krijuar një situatë sfiduese për mjetet e transportit.
Megjithatë, ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve. Falë kësaj ndërhyrjeje të vazhdueshme, lëvizja e automjeteve në këto akse rrugore vijon të jetë e siguruar.
