Mër. Dhj 19th, 2018

Del për të peshkuar në Pogradec, përfundon në Maqedoni

Një 58-vjeçar banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Familjarët kishin humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë me varkë, prej orëve të para të mëngjesit. Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare, u vunë në kërkim të personit që rezulton i humbur.

Por pas disa orë kërkimesh dhe kontaktesh me palën maqedonase u mësua se: dallgët e kanë nxjerrë në krahun tjetër të liqenit të Ohrit peshkatarin D.M, i cili është nxjerrë në breg nga pala maqedonase.

InfoPasqyra/tch

Kategori