Hakimi largohet nga fusha me lot, mësohet diagnoza e dëmtimit kundër Bajernit
Ashraf Hakimi e përfundoi me lot në sy ndeshjen e mbrëmshme mes PSG dhe Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi maroken, një nga figurat kyçe të parisienëve, pësoi një ndërhyrje të fortë nga Luis Diaz në fundin e pjesës së parë.
Ai dha menjëherë sinjal se ishte diçka serioze, pasi kishte dëmtuar kaviljen dhe u largua nga fusha e lojës duke qarë. Si skuadra parisienne, ashtu edhe Kombëtarja e Marokut kanë pritur me ankth deri në mënyrë të sigurt diagnozën e dëmtimit, pasi kishte frikë se mos bëhej fjalë për diçka serioze që do të ndikonte ndjeshëm në vijimin e sezonit.
Për fat të mirë, është mësuar se ka një dëmtim që do të kërkojë kohë për t’u shëruar, por nuk është skenari më i keqi i mundshëm. Klubi parisien ka bërë të ditur se lojtari do të qëndrojë 2 javë pushim absolut për dëmtimin në kavilje. Më pas do të fillojë faza e riaftësimit, që mund të zgjasë edhe 4 deri në 6 javë të tjera.
Kështu, ai mund të rikuperohet në fillim të vitit 2026 dhe të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, por në pjesën e dytë të turneut që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij.
Ndërkohë, nga ndeshja janë dëmtuar edhe Ousman Dembele dhe Nuno Mendes, të cilët raportohet se gjithashtu do të humbasin disa javë për shkak të problemeve të tyre, por këto të fundit nuk janë aq shqetësuese sa dëmtimi i Hakimit.
