Enj. Nën 22nd, 2018

Dëmtohet Dembele, nuk luan deri më 2019

TIRANË, 9 nëntor . – Mesfushori belg, Mousa Dembele do të mungojë për dy muaj.
Dembele është lënduar në takimin e javës së shkuar përballë Wolverhampton.

Ai sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku mjekët kanë konstatuar që ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.

Kështu, përfaqësuesi i Belgjikës nuk pritet të luajë deri në muajin janar të vitit që po vjen.

“Shpresojmë ta kemi gati në fillim të janarit”, ka thënë trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino.

Dembele do të mungojë edhe në dy ndeshjet vendimtare të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, përballë Interit dhe Barcelonës.

/gj.m/j.p/

Kategori