Mar. Gus 14th, 2018

Dëmtohet Sadiku, shqetëson Panuccin. Rrezikon të mos luajë gjatë

Armando Sadiku shqetëson trajnerin Panucci dhe pjesën tjetër të stafit teknik të Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes miqësore që Levante luajti me Heerenven, të fituar me rezultatin 3-1, ku ai u aktivizua në pjesën e dytë, për të dalë nga loja në minutën e 70.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi spanjoll njoftoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, e do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore.

Sadiku rrezikon që të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që në fillim të muajit shtator, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjet e saj të para të Ligës së Kombeve.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel