Dënim Astrit Avdyli: 12 vite burg për krimin

GJKKO dënon me 12 vite burg ‘kapon’ e Shijakut, Astrit Avdylin

Gjykata e Posaçme e ka shpallur sot fajtor Astrit Avdulin, i njohur gjithashtu edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani. Ai është dënuar me burgim për 12 vite, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Avdyli ishte akuzuar si kreu i një organizate kriminale përgjegjëse për trafikim droge dhe vepra të tjera penale në zonën e Shijakut. Ai u dënua përfundimisht me 12 vite burgim, duke u bashkuar dënimet për tre vepra penale.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.

Scroll to Top