Porositi vrasje në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg
Gjykata ka dënuar me 25 vite burg një 34-vjeçar, i cili akuzohet se ka porositur një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje. Sipas informacioneve të policisë, i dënuari është Laert Hasalla, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023, ndërsa objektivi i vrasjes ka qenë një shtetas me iniciale M.H.
Gjatë kohës së hetimeve, Hasalla ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pas shpalljes fajtor nga gjykata, ai u dënua me 25 vite burg.
