Deputetë të paktë në sallë, lodhje në parlament

Në sallën e seancave plenare ka mbetur një numër i vogël deputetësh, teksa po zhvillohet një interpelancë e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit e kishte kërkuar interpelancën me kryeministrin Edi Rama, por ai ia kishte deleuguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Siç duket, nga të dyja palët ka pasur njëfarë lodhje, duke sjellë largimin e tyre nga salla.

Scroll to Top