Deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë.
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin 10-ditor të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste për masa ndaj dy deputetëve demokratë, pas tensioneve dhe debateve të forta në seancën e fundit parlamentare.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Sekretariati i Etikës pritet të shprehet edhe për këtë kërkesë të PD-së.
