Pre. Nën 16th, 2018

Deputetët e Ramës dhe zv.ministrja e Jashtme ia marrin valles pogonishte në oborrin e Kishës (VIDEO)

Në Labovën e Kryqit u kremtua sot festa e Shën Marisë. Mes shumë të pranishmëve ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Bledi Çuçi, zv.ministrja e Jashtme, Artemis Malo dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Sipas traditës, festa ishte përqëndruar në oborrin e Kishës, e cila ka rreth një vit që është restauruar me fonde të Ministrisë së Kulturës. Larg formatit zyrtar, me atlete dhe T-shirt, Kumbaro, Çuçi e Malo, nuk i rezistuan dot tundimit për një valle pogonishte. Jo rastësisht edhe kënga e zgjedhur me këtë rast i dedikohej fshatit Labovë e Kryqit.

Kategori