Kush janë më të votuarit për deputetë në Kosovë?
Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka qenë duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë që nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind të tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind e gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më poshtë mund të shihni se cilët janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti, ndërsa numërimi po shkon drejt përfundimit.
- Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti: 333.411 vota
- Glauk Konjufca: 257.977 vota
- Hekuran Murati: 135.824 vota
- Albulena Haxhiu: 135.674 vota
- Donika Gërvalla: 120.991 vota
- Partia Demokratike e Kosovës:
- Bedri Hamza: 147.791 vota
- Arian Tahiri: 65.111 vota
- Përparim Gruda: 59.613 vota
- Uran Ismaili: 49.645 vota
- Sala Jashari: 43.602 vota
- Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Lumir Abdixhiku: 76.612 vota
- Hykmete Bajrami: 47.982 vota
- Ukë Rugova: 42.100 vota
- Avdullah Hoti: 37.914 vota
- Doarsa Kica Xhelili: 37.206 vota
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ramush Haradinaj: 39.488 vota
- Daut Haradinaj: 23.571 vota
- Besnik Tahiri: 23.441 vota
- Bekë Berisha: 17.245 vota
- Agim Çeku: 16.040 vota
- Lista Serbe:
- Sllavko Simiq: 22.186 vota
- Igor Simiq: 21.041 vota
- Liljana Stefanoviq: 20.436 vota
- Millan Kostiq: 17.203 vota
- Nemanja Bishevac: 16.903 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK-ja me 6. Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit kishte fituar 337.791 vota, duke thyer rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord.
