VIDEO/ Deputetët norvegjezë zhvillojnë një shfaqje në Parlament në kuadër të etheve të Kupës së Botës, duke e kthyer atë në një anije Vikingësh dhe duke ‘vozitur’! Shikoni pamjet.
Ethet e Kupës së Botës kanë pushtuar edhe parlamentin norvegjez, ku ligjvënësit kanë imituan vozitjen e vikingëve.
Para, gjatë dhe pas fitores 4-1 të Norvegjisë kundër Irakut në Boston, tifozët norvegjezë, shumë prej të cilëve mbanin helmeta Vikingësh, u fotografuan duke “vënë në lëvizje” bare, transportin publik dhe shkallët lëvizëse rreth stadiumit.
Në këtë atmosferë, seanca e Parlamentit Norvegjez të enjten u ndërpre për pak kohë, kur kryetari sugjeroi “vozitjen”, një ide që u prit me entuziazëm nga të gjithë deputetët, të cilët imitojnë vikingët.
Ndeshja e radhës e Norvegjisë është kundër Senegalit më 22 qershor.
Postimi origjinal në rrjetet sociale:
- “The Norwegian parliament doing the Norwegian World Cup chant! Nothing unites a country quite like football and sports! Wonderful! Go Norway! 🇳🇴 — Robin Tveit (@robin_tveit)”
