Derbi Partizani-Tirana: Kushte ideale në stadium!

Kushte të përsosura, derbi Partizani-Tirana sjell “pranverën”

Derbi i së dielës mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, pritet të luhet nën temperatura tejet optimale. Termometri pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius, ndërsa moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me mundësi reshjesh të pakta dhe kthjellime. Megjithatë, atmosfera pritet të jetë elektrizuese dhe kushtet meteorologjike nuk do të përbëjnë problem, as për lojtarët në fushë, as për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

/Panorama Sport/

Scroll to Top