Mar. Kor 17th, 2018

Deschamps optimist: Ne ndalëm Messi-n, të njëjtën gjë do bëjmë edhe kundër Belgjikës

336127_TS_28-10-17_4089992733_

Nesër në Shën Petersburg do të luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës. Për këtë sfidë foli sot në konferencë për shtyp trajneri i ‘gjelave’, Didier Deschamps, i cili duket optimist për një rezultat pozitiv.

Deschamps thotë se skuadra e tij arriti të ndalte Messi-n ndaj jo më shumë e vështirë do të ishte përsëritja e këtij veprimi kundër Belgjikës.

“Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera. Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps për mediat.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Shën Petërburg. “Belgjika nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, është një skuadër e fortë dhe me shumë talente. Personalisht e respektoj shumë këtë ekip. Ndaj Brazilit bënë një ndeshje të madhe, me një plan loje specifik, duke përforcuar mesfushën dhe mbyllur hapësirat dhe brazilianët nuk arritën të depërtonin. Ka shumë gjasa që këtë gjë të bëjnë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se do të jemi gati”, u shpreh Deschamps.

(InfoPasqyra/BW)