Hën. Kor 16th, 2018

Deschamps paralajmëron belgët: Do t’ju neutralizojmë

TIRANË, 9 korrik/-ANSA/ Nesër luhet në Shën Petërburg gjysmëfinalja e parë e Botërorit Rusi 2018 midis përfaqësueseve të Francës dhe Belgjikës dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps shpreson se ndeshja kundër Belgjikës do të shkojë si me Argjentinën. “Ata nuk kanë ardhur këtu rastësisht, – thotë Deschamps për rivalët e së martës, – dhe i respektoj shumë. Belgjika kundër Brazilit bëri një ndeshje të madhe, me një plan shumë specifik të lojës, duke përforcuar mesfushën dhe duke mbyllur hapësirat. Nëse do të bëjnë të njëjtën gjë kundër nesh? Ndoshta, por unë jam i sigurt se ne do të jemi gati”.

“Jemi të përgatitur për çdo eventualitet, pavarësisht se si do të rreshtohen, do të jetë si në ndeshjet e tjera, ashtu si kur jemi përballur me Messin në 1/8. Kantè arriti ta ndalojë mirë dhe e vërteta është se kur Messi luajti kundër nesh, nuk e pamë atë”.

Dhe ashtu siç ndalëm Messin kemi armë për të neutralizuar edhe lojtarët belgë, shpreson trajneri i “gjelave” të Francës. /r.e/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare