Dëshmia për vrasjen e Dorjan Shkozës, 70 mijë euro për atentatin

“`html

70 mijë euro për jetën e Dorjan Shkozës

Henrik Hoxhaj ka zbuluar detaje të reja në lidhje me organizimin dhe ekzekutimin e atentatit ndaj Dorjan Shkozës. Gjatë dëshmisë së tij para Gjykatës së Posaçme, Hoxhaj ka përshkruar rolet e personave, armët e përdorura dhe shumën e pagesës në atentatin kundër Shkozës.

Sipas Hoxhajt, Nuredin Dumani i kishte ofruar atij disa punë dhe e kishte pyetur nëse ishte i interesuar. Gjatë një takimi, Dumani dhe Hoxhaj diskutuan për vrasjen e Shkozës, e cila do të kryhej kundrejt një pagese prej 70 mijë eurosh.

Hoxhaj ka shpjeguar se ditën e ngjarjes, ai u nis me makinë së bashku me një person tjetër. Pasi qëlloi në drejtim të Shkozës, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani ishte pas tyre dhe e kishte parë të gjithë ngjarjen.

Hoxhaj deklaroi se pagesa prej 70 mijë eurosh u nda me Elio Bitrin, shoferin nga Elbasani që e shoqëronte. Ai theksoi se mori vetëm 35 mijë euro nga kjo shumë.

“Njihem me Nuredin Dumanin në vitin 2020, te ditëlindja e Festim Qolit. Aty u njohëm duke ngrënë e duke pirë dhe shkëmbyem numrat. Disa muaj më vonë u takuam, sepse Nuredini ishte i interesuar të më takonte. Kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga “Krymi” dhe më tha se ka disa punë për të bërë, duke më pyetur nëse isha i interesuar, dhe unë i thashë po. Nuredini më përmendi dy vrasje që do të kryheshin në Durrës. Në fillim iu paraqit si porosi nga “Krymi”, por pastaj i paraqiti si probleme personale të tij. Më pyeti nëse isha dakord dhe unë u përgjigja pozitivisht. Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës, e cila do të kryhej kundrejt pagesës prej 70 mijë eurosh. Ai siguroi mjetet dhe armët. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ngjarja ndodhi pak pas takimit, gjatë pandemisë. Ndërsa ne lëviznim sipas rregullave të qarkullimit, dita e ngjarjes, shkova në Durrës dhe u takova te shtëpia e Nuredinit. Nga aty u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë mbrapa shoferit. Unë kisha dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Dalim një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë, nuk ishte prezent, por kur u kthyem ishte aty, me dy persona të shoqëruar. Elio më tha: “Ja ku janë”. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend, Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë e pyeta: “A je ti Dorjani?” Ai tha jo. Pyeta Elion: “A ky është?” Ai tha po. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: “Më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë.” Unë hipa tek ajo me duar në xhepa, ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: “O kusho, doli shumë mirë.” Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. Mora 35 mijë. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje jetova në Tiranë, nuk u fsheha. Lekët, Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi”,” ka deklaruar Hoxhaj.

“`

Scroll to Top