Dështon sërish formimi i qeverisë në Kosovë, Parlamenti nuk voton Glauk Konjufcën
Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur të votojë as në seancën e sotme për formimin e qeverisë së re, me kryeministër të propozuar Glauk Konjufcën. Konjufca prezantoi para deputetëve kabinetin e ri qeveritar, i cili pritej të merrte votën për krijimin e institucioneve të reja. Megjithatë, ai nuk ka marrë 61 votat e nevojshme, duke grumbulluar vetëm 56 vota pro. Deputetët e tjerë, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, nuk votuan për formimin e qeverisë.
