Dhuna mes nxënësve në një shkollë të Durrësit, përfshihen disa të mitur
Një konflikt fizik mes nxënësve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën 9-vjeçare në Shën Vlash të Durrësit. Raportohet se janë përdorur mjete prerëse dhe të forta.
Njëri prej nxënësve të përfshirë në ngjarje është plagosur me mjet prerës në qafë. Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për t’iu dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.
Policia ka shoqëruar disa nxënës të klasës së nëntë, të cilët kanë marrë pjesë në konflikt.
