Dibra nën Motin e Keq: Rrugë të Bllokuara

Dibra përballet me motin e keq: Rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen është bërë i vështirë për të gjitha llojet e mjeteve, për shkak të problemeve të shumta. Përveç amortizimit të këtij aksi rrugor ndër vite, reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shembje të shkëmbinjëve dhe rrëshqitje të dherave në disa segmente.

Situata paraqitet më problematike pranë urës së Urakës, ku një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës. Gjithashtu, në këtë segment ka edhe shembje të skarpatës së rrugës, duke e ngushtuar karrexhatën vetëm për një sens lëvizje.

Sakaq, shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme edhe në rrugët e fshatrave, ku ka pasur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ekipet e pushtetit vendor janë në terren për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

Scroll to Top