10 tetori shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, një ditë e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit global dhe mobilizimit të përpjekjeve për mbrojtjen e shëndetit mendor.
Fushata e këtij viti vihet në fokus nevojën urgjente për mbështetjen e shëndetit mendor dhe nevojave psikosociale të personave të prekur nga emergjencat humanitare. Kriza të tilla si fatkeqësitë natyrore, konfliktet dhe emergjencat shëndetësore mund të shkaktojnë shqetësime emocionale, duke prekur rreth 1 në 5 individë që përjetojnë probleme të shëndetit mendor.
Mbështetja e mirëqenies mendore gjatë krizave është thelbësore jo vetëm për të shpëtuar jetë, por edhe për t’u dhënë njerëzve forcën për të përballuar situatat, hapësirën për t’u shëruar dhe për t’u rikuperuar. Kjo ndihmon në rindërtimin si individë dhe si komunitete.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes zyrtarëve qeveritarë, ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, stafit arsimor dhe grupeve komunitare.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, OKB fton për intensifikimin e përpjekjeve drejt një bote ku shëndeti mendor vlerësohet, mbrohet dhe është i aksesueshëm për të gjithë, veçanërisht në kohëra sfiduese.
