Mar. Gus 14th, 2018

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Basha: Do ulim tarifat universitare për studentët

TIRANË,12 gusht/ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “PD do të vazhdojë të mbështes të rinjtë duke ulur tarifat universitare”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rikonfirmoj mbështetjen e Partisë Demokratike për rininë, duke përfshirë uljen e tarifave universitare dhe stazhe vjetore pune me pagesë për studentët”, shprehet Basha.

Po ashtu, kryetari i PD-së Basha ka postuar një poster grafik ku sipas tij Shqipëria zë vendin e parë në Europë për papunësinë.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për papunësinë. 300 mijë të rinj shqiptarë janë pa punë. 133 mijë të rinj kanë braktisur shkolla në katër vjet. 0 lekë nga qeveria për mbështetjen e rinisë. 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria drejt BE-së”, shprehet kryetari i PD-së.

Gjithashtu Basha shton se “Shqipëria zë vendin e parë në botë për përdorimin në të lartë të kokainës për të rinjtë”./e.caushi/